Kimia është
shkenca ose me saktë ajo e degë e
shkencave natyrore që merret me studimin e ndërtimit dhe vetive të materies dhe transformimeve të saj. Është studimi i vetive dhe strukturës së
atomeve (duke përfshirë dhe
izotopet e tyre të qëndrueshëm apo radioaktive), të përbërjeve dhe
molekulave,
të përzierjeve dhe të tretësirave, si elemente bazë të natyrës dhe se
si ato kombinohen për të formuar stadet e ndryshme të materies që na
formojnë në dhe çdo gjë që na rrethon. Njohja e strukturës elektronike
të atomeve është baza e kimise konvencionale, ndërsa njohja e strukturës
së bërthamës është baza e kimisë bërthamore. Prishja dhe formimi i
lidhjeve mes atomeve dhe molekulave janë përgjegjës për transformimin e
materies.
Fizika, kimia dhe
biologjia janë tri shkenca natyrore. Quhen shkenca natyrore meqë studiojnë natyrën d.m.th.,
botën që na rrethon me të gjitha pasuritë e saj dhe dukuritë e shumta që ndodhin në të. Natyrën e përbëjnë
Toka,
Dielli,
planetët,
ajri, uji, mikrogjallesat, bimët, shtazët dhe njeriu. Objekt studimi i
kimisë është natyra bashkë me dukuritë që ndodhin në të.
Disiplina të kimisë
kimia është shkencë e natyrës e cila së bashku me fizikë dhe
biologjinë srudion materien e gjallë dhe atë të vdekur. stekiometria
eshte dege e kimis e cila merret me llogaritjen e reaktanteve dhe
produkteve.rrjedh nga fjala greke stoicheion dhe metron qe ne gjihen
shqipe do te thote element dhe matje. kimia eshte nje prej shkencave
natyrire si fizika,matematika e biologjia qe e ka zanafillen e vet qysh
ne kohet e lashta
Disiplina të tjera
Ekzisitojnë shumë specializime dhe disiplina të kimisë, për shembull:
kimia makromolekulare,
kimia kombinatorike,
astrokimia,
inxhinieria kimike,
kimia kompjuterike,
elektrokimia,
gjeokimia,
inxhinieria e materialeve,
shkenca e materialeve,
biologjia molekulare,
citokimia,
histokimia,
kimia klinike,
kimia bërthamore,
metalorganika,
stereokimia,
kimia e mjedisit,
kimia e gjelbër,
radiokimia,
fotokimia,
kimia radiofarmaceutike,
aerotermokimia etj.
Konceptet bazë
Atomet dhe molekulat
Materia është e përbërë nga grimca shumë të vogla të quajtura
atome:
në natyrë ekzistojnë me qindra dhe çdonjeri prej tyre ka strukturë dhe
veti të ndryshme. Kur atomet kombinohen me njëri tjetrin formojnë
molekulat.
Lidhjet kimike dhe forcat tërheqëse ndërmolekulare
Atomet mund të lidhen me njëri tjetrin dhe forca që i mban të
bashkuar quhet lidhje kimike. Ekzistojnë edhe forca ndërmolekulare jo aq
të forta sa lidhja kimike, të cilat tërheqin atomet e molekulat mes
tyre.
Përbërjet kimike
Kur atomet lidhen mes tyre në sasi të përcaktuara përfitohen përbërjet kimike(për shembull uji,H
2O) Agregatët e shumë përbërjeve quhen
përzierje (për shembull
çokollata.
Gjendjet agregate
Përbërjet kimike mund të shfaqen në shumë gjendje. Më të njohurat
janë ato të ngurtë, e lëngët dhe ajo e gaztë: në temperaturë të ulët
molekulat tërhiqen fort dhe nuk lëvizin, por "dridhen" dhe shfaqen në
gjendje të ngurtë; me rritjen e temperaturës fitojnë energji dhe
"rrëshqasin" mes tyre, duke kaluar në gjendje të lëngët; duke e rritur
edhe më shumë temperaturën fitojnë aq shumë energji sa përhapen në të
gjitha drejtimet duke formuar një
gas.
Ligjet e kimisë dhe fizikës
Të gjitha reaksionet kimike dhe transformimet fizike ndodhin sipas ligjeve kimiko-fizike.
Mekanika kuantike
Kimia fizike është një disiplin e ngjashme me fiziken. Mekanika
kuantike është sektori i fizikës që i ka dhënë më shumë shtyse
zhvillimit të kimisë, duke shpjeguar strukturën dhe karakteristikat e
atomeve e duke krijuar bazat për trajtimin matematik të lidhjes kimike
Historia e kimisë
Shiko edhe këtë
Lidhje të jashtme
0 komentar:
Posting Komentar